njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafin akademik me kohë të plotë në Universitetin Politeknik të Timisoarës në Rumani (Polytechnic University of Timisoara)

Thirrje për bursa mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Timisoarës në Rumani (Polytechnic University of Timisoara) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie8.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED: 023 Languages

061 Information and Communication Technologies

0711 Chemical Engineering and processes

0713 Electricity and energy

0541 Mathematics

0715 Mechanics and metal trades

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 1

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024.

– Dieta ditore: 140 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për stafin akademik:

  • Stafi akademik me kohë të plotë në UV, I lidhur me fushat sipas ISCED si me siper listuar.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj minimalisht niveli B2. Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  1. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 28/03/2024

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës e gjeni në linket:

https://www.upt.ro/international/

https://www.upt.ro/international/Mobilitati-Si-Cooperari-Internationale_Academic-offer—COURSE-CATALOGUE-for-international-students_149_en.html

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  1. Koordinatorët akademik:

Prof. As. Bledar Toska (bledar.toska@univlora.edu.al ) për fushën “ 023”.

Prof. As Luljeta Gusha (luljeta.gusha@univlora.edu.al) për fushat “ 0711”, “0713” “0715”.

Dr. Eljona Proko (eljona.proko@univlora.edu.al) për fushën “ 061”.

Prof As.  Prof. Llambrini Sota (llambrini.sota@univlora.edu.al) për fushën “ 0541”.

  1. Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ UPT (1)