njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativme Universitetin Kalisz në Poloni

Thirrje për bursa mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Kalisz në Poloni në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.

 

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushat sipas kodit ISCED “0913 Nursing and midwifery”

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: – 3 (tre) mësimdhënie

– 2 (dy) trajnim

– Periudha e mobilitetit: 02-08 Qershor 2024 (Konferenca për Shëndetin e Familjes”

– Dieta ditore: 140 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro.

Shpenzimet e udhëtimit

përllogariten në bazë të largësisë

sipas linkut

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:

Stafi akademik me kohë të plotë në UV.

Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

 

Kriteret për aplikim për trajnim:

Staf ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në UV.

Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.

Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.

Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.

Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Formular i aplikimit.

Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.

Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.

Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.

Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës.

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

 

Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al

Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Afati i fundit i aplikimit është 11/03/2024

 

Procedura e përzgjedhjes:

 

1.Faza e Nominimit

UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.

Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it mbi rezultatet e renditjes.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.

Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë pranë Universitetit Kalish.

 

2.Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës

Stafi i nominuar do të kontaktohen prej Universitetit Kalish mbi njoftimin e ditës së intervistës online.

UV-së do i niset një list me aplikantët e përzgjedhur ose jo.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://uniwersytetkaliski.edu.pl/en/home-page/

https://uniwersytetkaliski.edu.pl/en/international-cooperation/erasmus-course-catalogues/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorëju uron suksese!

Thirrje për publikim _ Kalish

FORMULAR APLIKIMI PERSONELIN _Kalish

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ Kalish