njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin e Kastijes La Mansh në Spanjë (University of Castilla-La Mancha- UCLM)

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Kastijes La Mansh në Spanjë (University of Castilla-La Mancha- UCLM) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
  • Shkëmbimin për studentët, që trajtohen me ndihmë ekonomike të programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
  • Kohëzgjatja: 5 muaj
  • Numri i kuotave:       – 2 për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë,                                            të dytë dhe të tretë.                                                                                                                – 1 për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomike të                                               programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.
  • Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë” i vitit akademik 2024-2025.
  • Bursa: 850 Euro/muaj
  • Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit) dhe “Master” të UV-së.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Të jenë studentë në programet e studimit:
  1. a)Master i shkencave ne Drejtesi – program i integruar 5 vjecar
  2. b) Bachelor ne Infermieri te Pergjithshme.
  3. c) Bachelor ne Infermieri- Mami
  4. d) Bachelor ne Inxhinieri mekanike
  5. e) Bachelor ne Inxhinieri elektrike

Mund te aplikojne dhe studente te programeve te tjera te ofruara ne UV nese marrin konfirmimin prej koordinatorit akademik te marreveshjes/ pergjegjesit te departamentit si te pershatshem per te aplikuar, mbeshtetur ne katalogun e kurseve te ofruara ne gjuhe angleze ne universitetin prites.

– Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1/Njohja e gjuhës spanjolle minimalisht në nivelin B1.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme të përcaktuara prej UCLM:

  • Marrëveshja lëndore (50%).
  • CV dhe arritja akademike (50%).

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës angleze ose spanjolle.
  • Marrëveshjen lëndore.
  • CV në anglisht.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit romë ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve sipas linkut si më poshtë:  https://www.uclm.es/en/Misiones/Internacional/Oferta-internacional/Oferta_academica_UCLM

 Afati i fundit i aplikimit është 23/03/2024

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://www.uclm.es/

https://www.uclm.es/en/Misiones/Internacional/Oferta-internacional/Oferta_academica_UCLM

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR-APLIKIMI- (4)