Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Sulejman Demirel në Turqi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë mobilitet studimi.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë në “Business Management”
- Kohëzgjatja: 5 muaj
- Numri i kuotave: 1
- Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2024” i vitit akademik 2024-2025
- Bursa: 800 Euro/muaj
- Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të
largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Të interesuarit DUHET të plotësojnë formularin e aplikimit online në linkun https://docs.google.com/forms/d/1X9G1AcNHoViAXQzPE7bPs8CxAjfV37465y8ZeWBzCsQ/viewform?edit_requested=true si dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara në gjuhë angleze ose turke (lista e notave, vërtetimi studentit, çertifikata e gjuhës së huaj, karta identitetit ose pasaporta dhe fotografi) sipas informacionit të dhënë në dokumentin bashkëlidhur kësaj thirrje.
Një kopje e dokumentave, të cilat do të ngarkohen në aplikimin online, duhet të dërgohen dhe në adresën elektronike international@univlora.edu.al
Studentët do të përzgjidhen prej Universitetit Sulejman Demirel.
Afati i aplikimit deri më 26/02/2024