Featured njoftime

NJOFTIM

Të dashur studentë të diplomuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë për vitin akademik 2022-2023, kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë se Ceremonia e Diplomimit do të zhvillohet në datën 12 Janar 2024, ora 16:30, në Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës.

Jeni të lutur për efekt organizimi të drejtoheni më datë 08 Janar pranë kryesekretarive të Fakulteteve tuaja për të tërhequr veshjen e ceremonisë së diplomimit. Për të tërhequr veshjen e ceremonisë duhet të keni me vete një mjet identifikimi (Pasaportë/Kartë identiteti).