njoftime

Diten e premte, me date 15 Dhjetor departamenti i Shkencave Kompjuterike zhvilloi konferencen e katert NRA CSIT.

 

Më datë 15-16 Dhjetor 2023, u zhvillua konferenca “Fourth International Conference on New Research and Advances on Computer Science and Information Technology (NRA – CSIT)”.                                    Kjo konferencë u organizua nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Shkencave Teknike, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Matematikës.

Qëllimi i konferencës për të mbledhur së bashku  kërkues, pedagogë dhe studentë,  duke sjellë punime shkencore në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit, u realizua me sukses. Konferenca u hap në orën 16:00 të dt 15 Dhjetor, nga përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Kompjuterike, Dr. Eljona Proko. Më pas përshëndetën dhe uruan zv. Rektori i Universitetit te Vlores, Prof. Asoc. Enkeleid Mehilli, Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, Prof. Asoc. Hajdar Kicaj, i ftuari i nderit Prof. Antonino Scarelli, Universita of Viterbo “La Tuscia” dhe Prof. Asoc. Endrit Xhina, pergjegjes i departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave te Natyres Universitetii Tiranës, i shoqëruar nga Flavio Corradini Full Professor of Computer Science at the University of Camerino,  si dhe Prof. Asoc. Miftar Ramosacaj departamenti i Matematikes.

Seksionet e referimit u zhvilluan një ditë më pas, në dt 16 Dhjetor. Prezantimet u ndanë në tre seksione sipas fushës së referimit, me nga 10 të tilla, gjithsej 34 prezantime dhe 4 postera.

Konferenca u mbyll me ndarjen e certifikatave dhe një falenderim për të gjithë pjesëmarrësit, që me dashamiresin për të qënë pjesë e saj, idetë dhe punët e tyre i dhanë jetë kësaj konference, e cila ka premisa dhe baza të forta për tu zhvilluar dhe shtrirë akoma më gjerë në vitet në vijim.