njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për student për në Universitetin e Kalish-it (University of Kalisz) në Poloni

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në kuadër të Programit “Erasmus+” KA171, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi për një semestër në Universitetin e Kalish-it (University of Kalisz) në Poloni.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë.
  • Kohëzgjatja: 5 muaj
  • Numri i kuotave: 2
  • Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024
  • Bursa: 800 Euro/muaj
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë) dhe “Master” të UV-së.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Për kurset e ofruara në gjuhë angleze ose polake , të jenë studentë në programet e studimit të ofruara në UV si vijon:
  1. 0913 Nursing and Midwifery
  2. a) Bachelor në Infermieri të Përgjithshme
  3. b) Master profesional në Infermieri të Përgjithshme
  4. c) Mami

– Njohja e gjuhës angleze ose gjuhës polake minimalisht në nivelin B2.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
  • Në rast të kandidatëve me pikë të barabrata, prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar dhe/ose është anëtar i komunitetit rom a egjiptian/ dhe/ose vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Afati i fundit i aplikimit është 15/12/2023

 

Procedura e përzgjedhjes:

  1. Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët aplikues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it mbi rezultatet e renditjes.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë pranë Universitetit Kalish.
    1. Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës
  • Studentët e nominuar do të kontaktohen prej Universitetit Kalish mbi njoftimin e ditës së intervistës online.
  • UV-së do i niset një list me aplikantët e përzgjedhur ose jo.

 

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

 

Informacion më të detajuar dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:

https://uniwersytetkaliski.edu.pl/en/home-page/

https://uniwersytetkaliski.edu.pl/en/international-cooperation/erasmus-course-catalogues/

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR-STUDENT-_Calisia