njoftime Thirrje

Bursa për studentët nga Ministria Federale Austriake e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit

Ministria Federale Austriake e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit shpall
bursa për studentët, të diplomuarit dhe shkencëtarët për vitin akademik
2024/25. Bursat dhe informacion i detajuar mund të gjendet në
www.grants.at (gjermanisht dhe anglisht). Përveç bursave nga Ministria
Federale e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit, kjo faqe  përmban edhe
informacione për programet e bursave nga institucione të tjera.
Programet individuale të bursave ofrohen sipas kushteve përkatëse për
vendet e mëposhtme të origjinës:

Bursa  Franz Werfel (Vendet e synuara: në mbarë botën)

Bursa Richard Plaschka (Vendet e synuara: në mbarë botën)

Bursa Ernst Mach – në mbarë botën

Bursa Ernst Mach për të studiuar në një universitet austriak të
shkencave të aplikuara (Vendet e synuara: vendet jo-evropiane (dhe Ukraina))

Bursa post suportimi Ernst Mach (EZA) (Vendet e synuara: vendet
jo-evropiane në zhvillim (sipas listës DAC))