njoftime Thirrje

Shtyrja e afatit të aplikimit – Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi

Shtyrja e afatit të aplikimit për thirrjen për student me afatin e ri :
Pranohen aplikimet deri më datë 30/11/2023

Thirrje për mobilitet studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në kuadër të Programit “Erasmus+” KA171, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi për një semestër në Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi .

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 1

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024.

– Bursa: 800 Euro/muaj (Universiteti Anadolu paguan 80% të grantit total. Granti i mbetur prej 20% varet nga suksesi akademik i studentit dhe do të paguhet pas mobilitetit. Universiteti Anadolu paguan grantin e mbetur 20% vetëm nëse studenti është i suksesshëm në dy të tretat e totalit të krediteve.)

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë) dhe “Master” të UV-së.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Për kurset e ofruara në gjuhë angleze, të jenë studentë në programet e studimit të ofruara në UV si vijon:
  1. 041 Business Administration
  2. 0311 Economics
    1. Bachelor ne Ekonomiks
  3. 015 Tourism Management
  4. 0114 English Language Teaching
  • Për kurset e ofruara në gjuhë turke, të jenë studentë në programet e studimit të ofruara në UV si vijon:
  1. 041 Business Administration
  2. 0311 Economics
  3. 015 Tourism Management
  4. 0421 Law
  5. 0114 English Language Teaching
  6. “0222 History”
  7. “0112 Pre-school Education”

– Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1, për kurset e ofruara në gjuhën angleze.

– Njohja e gjuhës turke minimalisht në nivelin B1, për kurset e ofruara në gjuhën turke.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të kritereve të propozuara nga universiteti pritës si më poshtë:

  1. Të jetë i regjistruar në një nga programet me kohë të plotë (përfshirë programet e arsimit në mbrëmje) në universitetin e origjinës dhe të mos jetë në pozicionin e diplomimit.
  2. Nëse përfitoni nga ndonjë prej programeve të të mësuarit gjatë gjithë jetës / Erasmus+ në ciklin aktual (BA, MA, PhD), kohëzgjatja totale e mobiliteteve nuk mund të kalojë 12 muaj, duke përfshirë aktivitetin e synuar.
  3. GPA për studentët bachelor: minimum 2.20 mbi 4.00 (mestare e notave minimum 6)

GPA për studentët bachelor master dhe doktoraturës: minimum 2.50 over 4.00 (mestare e notave minimum 7).

  1. Të ketë një dokument që vërteton të paktën nivelin B1 të gjuhës angleze.
  2. Të gjithë studentët aplikantë listohen në një rend zbritës sipas pikëve së tyre të renditjes Erasmus+ të llogaritur duke shtuar % 50 të GPA në % 50 të rezultatit të gjuhës së huaj dhe nominohen nga fillimi i listës për kuotën e disponueshme.
  3. 10 pikë për çdo mobilitet do të hiqen nga renditja Erasmus+ e studentëve që kanë përfituar nga Programi i Mësimit gjatë Gjithë Jetës / Programet Erasmus+ në ciklin aktual me ose pa grant.
  4. 10 pikë i shtohen pikës së renditjes Erasmus të studentëve me nevoja të veçanta. (Vetëm nëse është e dokumentuar).
  5. 10 pikë i hiqen nga pikët e renditjes Erasmus nëse kombësia e studentit është e njëjtë me shtetin pritës.
  6. 10 pikë i hiqen nga pikët e renditjes Erasmus nëse studenti i përzgjedhur nuk merr pjesë në mobilitet përjashtohet.
  7. Në rast aplikimi për më shumë se një lloj mobiliteti në të njëjtën kohë, 10 pikë do t’i hiqen nga pikët e renditjes Erasmus+ për mobilitetin e preferuar nga student.
  8. Studentët që studiojnë një drejtim të dyfishtë lejohen të aplikojnë vetëm me një nga drejtimet në të njëjtën thirrje aplikimi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash në gjuhë angleze ose turke.
  • Dokument që vërtëton njohjen e gjuhës së huaj. (Çertifikatat që pranohen: TOEFL IBT, Pearson PTE, CPE (Çertifikatë Cambridge në zotërimin e anglishtes), CAE (Çertifikatë Cambridge në anglishte të avancuar). Ju mund të përdorni formatin e Universitetit Anadolu (të bashkangjitur) nëse studentët nuk ka ndonjë certifikatë të shkruar më sipër. Dokumenti duhet të nënshkruhet dhe vuloset nga universiteti i origjinës.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar/ është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian/ vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shtet (nëse e dispononi). 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 15/11/2023.

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë universitetit pritës.
  • Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve gjendet në linket:

https://www.anadolu.edu.tr/en

https://abp.anadolu.edu.tr/en/akademik/lisans

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR-STUDENT