njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në Universitetin Kragujevac në Serbi (University of Kragujevac)

Thirrje për bursa mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

 Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Kragujevac në Serbi (University of Kragujevac) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin akademik me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 1

– Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2023-2024

Shkurt 2024.

– Dieta ditore: 140 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 180 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të

largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:

  • Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
  • Staf akademik i cili lidhet me fushën “0230 Languages, not further defined”
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike,

gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.

Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

– Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (minimumi niveli B2). Përjashtohen stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  1. armela.panajoti@univlora.edu.al
  2. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 20/11/2023

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së

pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.

  1. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  2. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  3. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  4. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës e gjeni në linkun https://en.kg.ac.rs/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK