Aktivitete njoftime

Workshop – Edukimi i Medias dhe Informacionit si kurrikul e re në programet master të degëve të mësuesisë

Në datën 20 Tetor 2023, në mjediset e Qendrës së Zhvillimit Rajonal, u zhvillua Workshopi promovues në lidhje me Edukimin e Medias dhe Informacionit si kurrikul e re në programet master të degëve të mësuesisë. Ky workshop finalizoi një nga aktivitetet në kuadër të projektit kombëtar të integrimit të EMI në universitetet shqiptare, mbështetur nga Ambasada amerikane në Tiranë dhe Instituti Shqiptar i Medias, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe nën kujdesin e veçantë të Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor i UV.

Në workshop morrën pjesë 43 studentë dhe staf akademik duke ndjekur me vëmendje informacionet e reja mbi kurrikulën EMI, si dhe dy ekspertë të njohur në fushën e edukimit të Medias, prof. Rrapo Zguri, lektor mbi edukimin e medias në UT dhe gazetarit ekspert në fushën e inteligjencës artificiale në media Z. Emirjon Senja.