njoftime

Panairi i Arsimit, Edukimit dhe Punës

Në datën 23 tetor, në Pallatin e Sporteve Flamurtari zhvillohet Panairi i Arsimit, Edukimit dhe Punës i cili organizohet nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Bashkia Vlorë.

Panairi vjen pranë të rinjve të qytetit të Vlorës të cilët nisin vitin e ri akademik, për t’i prezantuar dhe informuar ata mbi një variacion mundësish aftësimi, ngritje kapacitetesh, profesionalizimi dhe punësimi.

Kjo realizohet nëpërmjet një aktiviteti me një pjesëmarrje të pasur të institucioneve arsimore, private dhe publike, institucioneve lokale dhe vendore dhe aktorëve nga bota e biznesit dhe aktivizmit. Aktiviteti do të filloj në orën 12:00 dhe do të marrin pjesë Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi si dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Z. Ermal Dredha.

Jeni të mirëpritur!