njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë me Universitetin Politeknik të Kartagjenës në Spanjë (Polytechnic University of Cartagena)

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Kartagjenës në Spanjë (Polytechnic University of Cartagena) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.

 

Mobiliteti në nivel Shqipërie përfshin:

– Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë.

– Kohëzgjatja: 5 muaj.

– Numri i mobiliteteve: 7

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 850 Euro/ muaj.

Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

 

Kriteret për aplikantët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë) dhe “Master” të UV-së.
  • Të jenë studentë në programet e studimit:
  1. 0410 Business:
  2. Bachelor në Administrim Biznesi.
  3. Master I Shkencave në Administrim Biznesi
  4. 1015 Tourism:
    1. Bachelor në Menaxhim Turizmi.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1.

 

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për

Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

  1. Afati i fundit i aplikimit është 10/10/2023
  2. Thirrja për aplikanët në secilin institucion dërgues është nga Shtatori 2023 deri më 10 Tetor 2023.

 

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Deri më 15 tetor 2023, UV do të dërgojë pranë UPCT-së 2-4 kandidatët më të mirë të studentëve.
  • Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës
  • Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Politeknik i Kartagjenës.
  • Përzgjedhja finale është në Nëntor 2023.

 

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

 

Më shumë informacion mbi universitetin pritëse gjendet në linket në vijim:

https://www.upct.es/

https://international.upct.es/en/list-english-courses

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI STUDENT KARTAGJENA