Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Vigo-s në Spanjë (University of Vigo) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.
Mobiliteti përfshin:
– Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë.
– Shkëmbimin për studentët, që trajtohen me ndihmë ekonomike të programeve të studimit të ciklit të parë.
– Kohëzgjatja: 6 muaj
– Numri i mobiliteteve: 4
– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” i vitit akademik 2023-2024.
– Bursa për studentët: 850 Euro/muaj
– Bursa për studentët, që trajtohen me ndihmë ekonomike: 1.100 EUR/ muaj (850 Eur + shtesa 250 Euro)
– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë) të UV-së.
- Të jenë studentë në programin e studimit:
- 061”Information and Communication Technologies”
- Bachelor Informatikë
- Bachelor Shkenca Kompjuterike
- Bachelor Teknologji Informacioni
– Njohja e gjuhës angleze ose spanjolle minimalisht në nivelin B1.
Procedura dhe kriteret e përzgjedhjes:
- Studentët do të vlerësohen nga një komision ndërkombëtar i përbërë nga dy staf akademik prej secilit universitet të përfshirë në mobilitet sipas kritereve të mëposhtme:
- Merita akademike (deri më 75%), transkripti i notave, cilësia dhe rëndësia etj.
- Aspekte të tjera (deri më 25%) : kompetenca gjuhësore, etj.
- Të gjithë kandidatët e përzgjedhur, brenda 60 ditëve pas publikimit të rezultateve, duhet të dërgojnë dokumentin e marrëveshjes lëndore të nënshkruar nga të gjitha palët, i cili duhet të dërgohet në adresën (subdir.internacional@uvigo.es) me fjalën kyçe [KA171] në fillim te subjekti email-it.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
- CV në anglish.
- Vërtetim studenti.
- Transkript notash.
- Dokument që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (Anglisht ose Spanjisht).
- Letër motivimi në anglisht.
- Dokument që vërteton se jeni studentë që trajtoheni me ndihmë ekonomike.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit:
Formulari i aplikimit dhe dokumentat e skanuara duhet të dërgohen në adresën (teleco.subdir.internacional@uvigo.es) me fjalën kyçe [KA171] në fillim te subjekti email-it.
- Afati i fundit i aplikimit është 25/10/2023.
- Vlerësimi dhe përzgjedhja e kandidatëve do të jetë në periudhën 30/10/2023-02/11/2023.
- Publikimi i rezultateve do të jetë në datën 03/11/2023.
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:
https://www.uvigo.gal/estudar/que-estudar/estudos-grao (Bachelor)
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale Dr. Eva Çipi (cipi@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
KA171-UvigoBalkans-ApplicationForm (4)