njoftime Thirrje

Bursa CEEPUS për student me Universitetin e Shkencave të Aplikuara FH JOANNEUM në Austri, Universitetin “Goce Delcev” në Maqedoninë e Veriut dhe Universitetin Teknologjik në Bratislav në Sllovaki

Thirrje për mobilitet studimi për student në kuadër të Programit “CEEPUS”

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara FH JOANNEUM në Austri, Universitetin “Goce Delcev” në Maqedoninë e Veriut dhe Universitetin Teknologjik në Bratislav në Sllovaki në kuadër të Programit “CEEPUS”, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.

Mobiliteti për student në Universitetin e Shkencave të Aplikuara FH JOANNEUM përfshin:

– Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të pare, të dytë dhe të tretë.

– Kohëzgjatja: 4 muaj

– Numri i mobiliteteve: 1

– Aktiviteti në mobilitet: Frekuentimi i leksioneve dhe seminareve, marrja e krediteve është e detyrueshme, të cilat mund të plotësohen me praktikë. Aktivitetet e propozuara duhet të përshkruhen në pjesën ‘Motivimi’ të aplikacionit.

 

Mobiliteti  afatshkurtër për student në Universitetin e Shkencave të Aplikuara FH JOANNEUM përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.

– Kohëzgjatja: 1 muaj

– Numri i mobiliteteve: 1

– Aktiviteti në mobilitet: Konsultimi, aktiviteti kërkimor, puna laboratorike në lidhje me tezën/punën është e detyrueshme. Tema e tezës/diplomës dhe aktivitetet e planifikuara duhet të përshkruhen në pjesën “Motivimi” të aplikacionit.

 

Mobiliteti  afatshkurtër për student në Universitetin “Goce Delcev” përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.

– Kohëzgjatja: 1 muaj

– Numri i mobiliteteve: 1

– Aktiviteti në mobilitet: Konsultimi, aktiviteti kërkimor, puna laboratorike në lidhje me tezën/punën është e detyrueshme. Tema e tezës/diplomës dhe aktivitetet e planifikuara duhet të përshkruhen në pjesën “Motivimi” të aplikacionit.

Mobiliteti  afatshkurtër për student në Universitetin Teknologjik në Bratislav përfshin:

  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë.

– Kohëzgjatja: 1 muaj

– Numri i mobiliteteve: 1

– Aktiviteti në mobilitet: Konsultimi, aktiviteti kërkimor, puna laboratorike në lidhje me tezën/punën është e detyrueshme. Tema e tezës/diplomës dhe aktivitetet e planifikuara duhet të përshkruhen në pjesën “Motivimi” të aplikacionit.

Kriteret për studentët:

  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë), “Master” dhe “Doktorature” të UV-së.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1.

Aplikimi:

Ndiqni udhëzimet hap pas hapi për aplikimin online:

1) Regjistrimi në www.ceepus.info te pjesa “MY CEEPUS” (Hyni / Klikoni te linku për t’u regjistruar / Plotësoni formularin e regjistrimit / klikoni në linkun e ardhur në emailin që keni përdorur për regjistrimin)

KUJDES! Ju duhet të regjistroheni vetëm një herë! Në rast se dorëzoni aplikime të mëtejshme, ju lutemi përdorni të njëjtin login.

2) Plotësimi i formularit të aplikimit në www.ceepus.info te pjesa “MY CEEPUS” ( login/ Mobility Desktop / Your mobility application / Academic year (dropdown menu) /Action / choosing option (yes → network mobility; no → Freemover mobility) / filling in the online application form). Kodi që duhet të përdorni për Ceepus network është

RS-1815-01-24

4) Finalizimi aplikimit në “check & submit”

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Aplikimi brenda një rrjeti dhe të qenit shtetas i një vendi anëtar të CEEPUS nuk kërkon dokumente.

Rezultatet:

Koordinatori i UV-së për rrjetin CEEPUS do të dërgojë emrat e kandidatëve zyrës kombëtare të CEEPUS-it në përfundim të aplikimeve.

Afati i fundit i aplikimit është 05/10/2023

Më shumë informacion mbi mobilitete në kuadër të programit CEEPUS i gjeni në linkun:

https://www.ceepus.info/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të

kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!