Më datën 14. 07. 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, miratoi hapjen e programit të ri të studimit në fushën Psiko-Pedagogjike, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë
Ky program studimi do të jetë aktiv për vitin akademik 2023-2024.
Ky program studimi do të ofrohet nga Departamenti i Edukimit, Fakulteti i Shkencave Humane, në Universitetin “Ismail Qemali’’Vlorë. Ky është një nga programet e studimit të formimit të vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike, me 35kredite dhe kohëzgjatje 1(një) semestër, në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të zgjedhin këtë program studimi si një mundësi më shumë për punësim të garantuar.
Gjeni më poshtë vendimin e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi
SHKRESE NR 1399 DATE 20.07.2023 (1)