Në kuadër të zbatimit të projektit “CleanScore” në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, Ju prezantojmë me katër botimet më të reja në platformën elektronike “LibRe.al”: tri botime nga fusha e edukimit dhe një botim nga fusha e ekonomisë.
Botimet nga fusha e ekonomisë: “Bazat e marketingut”
Botimet nga fusha e edukimit:
- “Udhëzues për mësuesit për hulumtimin në klasë”,
- “Rëndësia e rishikimit të reflektimit dhe etikës në arsim”,
- “Mënyrat e të nxënit”
PËR LIBRAT E PËRKTHYER:
“BAZAT E MARKETINGUT”
Autorët: Philip Kotler & Gary Armstrong
Përmbajtja: Edicioni i tetëmbëdhjetë i Bazave të Marketingut pasqyron tendencat kryesore dhe forcat zhvendosëse që ndikojnë në marketing në këtë epokë digjitale të vlerës, angazhimit dhe marrëdhënieve të klientit. Ky edicion i librit, është i ngarkuar me historitë e reja të markave, karakteristika të theksuara, raste, shembuj në tekst, dhe ushtrime dhe karakteristika të fundit të kapitullit, që ilustrojnë strategjitë e markave dhe çështjet bashkëkohore të marketingut, dhe i lënë studentët të zbatojnë atë që kanë mësuar.
“UDHËZUES PËR MËSUESIT PËR HULUMTIMIN NË KLASË”
Autori: David Hopkins
Përmbajtja: Ky libër është një udhëzues praktik për mësuesit që dëshirojnë të bëjnë hulumtime në klasat e në shkollat e tyre, për të përmirësuar praktikën e mësimdhënies. Hulumtimi në klasë është një veprim i ndërmarrë nga mësuesit për të përmirësuar mësimdhënien e tyre ose të një kolegu, për të testuar teoritë arsimore në praktikë ose si një mjet për vlerësimin e zbatimin e përparësive të shkollës si një e tërë. Vizioni i autorit në këtë libër është më shumë për mësuesit, që të zgjerojnë rolin e tyre për të përfshirë reflektimin sistematik për profesionin që ushtrojnë, në mënyrë që ta përmirësojnë atë.
“RËNDËSIA E RISHIKIMIT TË REFLEKTIMIT DHE ETIKËS NË ARSIM”
Autorët: R. Scott Webster dhe John D. Whelen
Përmbajtja: Në këtë libër vendoset në qendër të vemendjes ruajtja apo rifitimi i autenticitetit në punën e mësuesve, duke punuar ndërkohë drejt një qasjeje më reflektuese dhe me nuanca etike të mësimdhënies. Kjo është një sfidë me të cilën përballemi çdo ditë, shpesh me shumë pak ose aspak mbështetje, prandaj kërkojmë ta rishikojmë këtë paradigmë dominuese duke ripërtërirë një qasje më holistike, që vendos arsimin në qendër të punës së mësuesve.
“MËNYRAT E TË NXËNIT”
Autori: Alan Pritchard
Përmbajtja: Që nga koha kur botimi i parë i “Mënyrat e të nxënit” u propozua dhe më pas u botua, bota e të menduarit në fushën e arsimit, por dhe në fushat kryesore të lidhura me të, si psikologjia, neurologjia, neuropsikologjia dhe, deri diku, filozofia, kanë përparuar sikurse shpresohej, për shkak të rolit qendror të arsimit e rëndësisë së tij në mbarë botën. Kërkimet vijojnë dhe punimet, si të akademikëve të mirënjohur, ashtu dhe të studiuesve e profesionistëve më të rinj, kanë siguruar njohuri të reja mbi mënyrat dhe mjetet e të nxënit, gjë që përbën edhe thelbin e këtij libri.
Gjithashtu, ju kujtojmë se edhe për profesorët është krijuar edhe një hapësirë për promovimin dhe shitjen e librave akademikë në formatin elektronik nga profesorët dhe studiuesit e universiteteve shqiptare (dhe jo vetëm) për lexuesit.
Bashkëngjitur gjeni materialin e detajuar për katër librat e përkthyer nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Përkthimi i teksteve ndërkombëtare