Pas hapjes në vitin akademik 2022-2023 të programit të dyfishtë (double degree), Master Shkencor në “Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore” midis Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Universitetit të Barit “Aldo Moro”, nënshkrimit në datën 26 Qershor, 2023 për hapjen e programit të dyfishtë (double degree), Bachelor në “Inxhinieri Mekanike” midis Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Universitetit Politeknik të Barit, pranimi i studentëve i cili do të filloj në vitin akademik 2024-2025, Ministria e Arsimit dhe Sportit, miraton edhe një tjetër program studimi të përbashkët (double degree) midis Univeristetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Universitetit të Salentos, Itali, Bachelor në “Gjuhësi e Aplikuar në Fushën e Turizmit”.
Më datën 04/07/2023 Ministria e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, miratoi çeljen e programit të ri të studimit të përbashkët midis Univeristetit “Ismail Qemali”, Vlorë (UV), dhe Universitetit të Salentos, Lecce, Itali, Bachelor në “Gjuhësi e Aplikuar në Fushën e Turizmit”. Ky program studimi do të jetë aktiv për vitin akademik 2023-2024.
Programi i studimit do të ofrohet në UV nga Fakulteti i Shkencave Humane. Programi i studimit ka 180 kredite dhe kohëzgjatje 3 vite akademike (6 semestra), në gjuhën shqipe, italiane dhe angleze, me formë studimi me kohë të plotë. Ftojmë të gjithë të interesuarit të zgjedhin këtë program studimi i cili ofron punësim të garantuar.
Gjeni më poshtë vedimin e Ministres.
Urdher Nr.336 date 4.7.2023 Hapje programi I. Qemali-UNi.Salentos, Itali