njoftime Njoftime FSHP

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Krijimi i një atmosfere sa më të këndshme dhe argëtuese ishte qëllimi i aktivitetit të sotëm në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Studentë dhe pedagogë organizuan një ditë ndryshe me femijët e shtëpisë së fëmijës Vlorë, këtë herë te fushat sportive në Ujë të Ftohtë. Nuk munguan  lojrat e ndryshme me ta, dhuratat si nga Universiteti dhe studentët. Një drekë së bashku me fëmijët ishte kënaqësi për ti njohur më mirë por edhe për ti bërë që të ndihen si në një familje të madhe duke dhënë e marrë dashuri pa fund.
Kënaqësi e madhe kur mësuam që disa prej fëmijëve do të shkonin javën tjetër në familjet e tyre birësuese.
Ky aktivitet  i Departamentit të Infermierisë është  bërë tashmë traditë, që feston bashkë me fëmijët cdo qershor.
Të mundohemi së bashku të jemi pozitiv, të falim dashuri!