njoftime

Promovohet Romani “Amerikani”, i shkrimtarit Odise Kote

Ditën e mërkurë, datë 10. 05. 2023, ora 11. 00, në sallën e Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, të Universitetit “ISMAIL QEMALI”, Vlorë, do të zhvillohet promovimi i romanit “Amerikani”, i shkrimtarit Odise Kote, një organizim i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, të UV.

Ftohen të marrin pjesë studentë, personel akademik dhe të interesuar të tjerë, dashamirës të Letërsisë Shqipe dhe Kulturës Shqiptare.

Ju mirëpresim!