Pasditen e dt.23 Mars 2023, në selinë e Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë, u bë prezantimi i Desk-ut të ri promovues të ICE (ITA-TRADE INVESTMENT ITALY), i cili synon të shërbejë si urë lidhëse në mbështetje të kompanive italiane të interesuara për të marrë pjesë në programet zhvillimore për zonën e jugut të Shqipërisë.
Veprimtaria u organizua nga ICE në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Italiane në Tiranë.
Në aktivitet ishin të pranishëm sipërmarrës nga territori, kryesisht italianë, të cilët mund të gjejnë në Desk-un e ICE shërbime dhe mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sipërmarrëse.
Duke mirëpritur dhe moderuar ndërhyrjet ishte drejtoresha e Zyrës së ICE në Tiranë, Francesca Mondello, e cila ekspozoi disa nga shërbimet dhe performancat që ICE ka arritur tashmë në Shqipëri.
Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlore, Iva Palmieri mirepriti të pranishmit në event.
Në vijim Nënkryetarja e Bashkisë së Vlores, Aulona Veizi, ka prezantuar një pasqyrë të gjerë të atraksioneve që lidhen me burimet natyrore, mjedisore, turistike të Vlorës dhe mundësitë e investimeve për kompanitë italiane.
Prof.Assoc. Elenica Pjero (Beqiraj), Zv/Dekane e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, ka raportuar për organizimin dhe funksionin e ndërlidhjes me tregun e punës që aktualisht Universiteti realizon si dhe synimet në të ardhmen, për t’i dhënë shtysë zhvillimit të territorit. Ajo prezantoi gjithashtu, projektin SUCCESS, ku është koordinatore e UV, qëllimi i të cilit është pikërisht krijimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes universitetit dhe botës së biznesit. Një nga produktet e fundit të këtij projekti është edhe platforma KALCESS, ku bizneset u ftuan të rregjistrohen pasi ajo shërben si një platformë interaktive që mundëson lidhjen, ndarjen e informacioneve si dhe mundësinë per te kontaktuar individë, subjekte, kompani dhe universitete.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Vlorës, Arben Breshani, një nga partnerët e tjere te projektit SUCCESS, i cili ka theksuar rolin e Dhomës së Tregtisë si organ ndërlidhës mes kompanive dhe institucioneve.
On the 23rd March 2023, at the headquarters of the Italian Consulate in Vlora, has been presented the new promotional DESK of ICE (ITA-TRADE INVESTMENT ITALY), which aims to serve as an connection link in support of the Italian companies interested in participating in the development programs for the southern area of Albania.
The activity was organized by ICE in close connection with the Italian Embassy in Tirana.
Participants in the event, mainly Italian entrepreneurs, can find in the new DESK ICE services and support to aid in their entrepreneurs’ activities.
The director of the ICE Office in Tirana, Francesca Mondello, welcomed and moderated the event and further more presented some of the services and performances that ICE has achieved in Albania.
The Consul General of Italy in Vlora, Iva Palmieri, welcomed the attendees at the event and then the Mayor of the Municipality of Vlora, Aulona Veizi, presented a broad overview of the attractions related to the natural, environmental, touristic resources of Vlora and investment opportunities for Italian companies.
Prof. Assoc. Elenica Pjero (Beqiraj), Vice-Dean of the Faculty of Economy, University “Ismail Qemali”, Vlore, reported on the organization and the function of the connections with the labor market that the University carries out as well as its future goals, to give impetus development of the territory. She also presented the SUCCESS project, where she is the coordinator of the UV, whose goal is precisely to create a sustainable cooperation between the university and business world.
One of the latest products of SUCCESS project is the KALCESS platform, where businesses were invited to register as it serves as an interactive platform that enables connection, information sharing and the possibility to contact individuals, entities, companies and universities.
The other partner for the Success project, Vlora Chamber of Commerce, represented by President Mr. Arben Breshani, emphasized the role of the Chamber of Commerce as a liaison body between companies and institutions.