Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve në Dortmund, Gjermani, organizon këtë vit Shkollën Ndërkombëtare Verore. Ky event do të zgjase për dy javë dhe është i hapur si për studentët master ashtu edhe bachelor.
Shkolla Verore do të zhvillohet nga data 21 gusht deri më 1 shtator 2023 në Dortmund, Gjermani.
Programi përfshin fjalime, diskutime, punë me projekte – të gjitha këto të lidhura me temën e këtij viti që është “Smart Systems and Supply”.
Aplikantët duhet të dorëzojnë Curriculum Vitae (maksimumi 2 faqe) dhe letrën e motivimit (maksimumi 1,800 karaktere), të cilat tregojnë interes dhe kualifikime personale në lidhje me temën dhe dëshminë e aftësive të gjuhës angleze (niveli B2 është i dëshirueshëm, nuk ka nevojë për certifikatë). Ju mund t’i dorëzoni dokumentet tuaja në formularin e aplikimit që gjendet në faqen e internetit të shkollës verore.
Afati i fundit per aplikim eshte data 30 maj 2023.
Më shumë detaje në lidhje me programin gjenden në materialet bashkëlidhur.
Gjithashtu për më shumë informacion mund të vizitoni faqen: www.summerschool.nrw
Nëse keni pyetje të tjera mund të kontaktoni: summer-school@hochschulallianz.ruhr
Poster_HAR-RMS_International-Summer-School_2023_main_final_low
Flyer_HAR-RMS_International-Summer-School_2023_final