njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë Unin e Padovës në Itali, Unin e Transilvanisë së Brashovës në Rumani, Unin Perëndimor i Timishoarës në Rumani, Unin Piteshti në Poloni, Unin Opole në Poloni

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Padovës në Itali (University of Padua), Universitetin e Transilvanisë së Brashovës në Rumani (Transilvania University of Brasov), Universitetin Perëndimor i Timishoarës në Rumani (West University of Timisoara), Universitetin Piteshti në Poloni (University of Pitest), Universitetin Opole në Poloni (University of Opole) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en)

Mobiliteti për në Universitetin e Padovës përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, të cilët lidhen me fushën “023 Languages”

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 2 (dy)

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 850 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

Mobiliteti për në Universitetin e Transilvanisë së Brashovës përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, i cili lidhet me fushat “023 Languages”;

– Kohëzgjatja: 4 muaj

– Numri i mobiliteteve: – 1 (një) për fushën “023 Languages”

Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 800 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

Mobiliteti për në Universitetin Perëndimor të Timishoarës përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, i cili lidhet me fushat 0531 Chemistry”; “0511 Biology”; “0533 Physics”; “0541 Mathematics”; “061 Computer Science”; “022 Geography”; “0231 Modern Languages and Literatures”; “041 Law”; “0411 Accountancy”; “0311 Economics”; “0412 Finance”; “0413 Business”; “0413 Management”; “0414 Marketing”

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 1 (një)

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 800 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

Mobiliteti për në Universitetin Piteshti përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, të cilët lidhen me fushën “023 Languages”

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 2 (dy)

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 800 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

Mobiliteti për në Universitetin Opole përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, të cilët lidhen me fushën “023 Languages”

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 3 (tre)

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 800 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

Kriteret për aplikantët:

Të përcaktohen programet e studimit (bachelor dhe/ose master) të ofruara prej departamentit, që janë të përshtatshme për tu përfshirë në këtë thirrje.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për

Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues/pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj (minimumi niveli B1). Përjashtohen studentët e gjuhës angleze.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 02/05/2023.

 Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë Universiteteve pritëse.
  • Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetet pritëse gjendet në linket në vijim:

–    https://uni.opole.pl/en për Universitetin e Opoles

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI STUDENT (6)