Thirrje për bursa mësimdhënieje/trajnim për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Granadës (University of Granada) në Spanjë në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë të UV-së të aplikojnë për mobilitete mësimdhënie/trajnim.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore.
Mobiliteti përfshin:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie/ trajnim
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i mobiliteteve: 2 (dy) mësimdhënie
2 (dy) trajnim
– Periudha e mobilitetit: semestri pranvere 2023
– Dieta ditore: 160 Euro
– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro
Kriteret për aplikantët:
- Staf akademik me kohë të plotë.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore) për stafin akademik.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit
- Letër pranimi nga departamenti / njësia që do t’ju mirëpresë. Kandidatët duhet të dakordësojnë programin e tyre të mësimdhënies / trajnimit me departamentin /njësinë pritëse ku do të realizojnë mobilitetin përpara pranimit.
Për të marrë letrën e pranimit duhet të kontaktoni me koordinatorët përgjegjës sipas linkut të mëposhtëm: http://internacional.ugr.es/pages/movilidad/estudiantes/contactoscentros?lang=en
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (minimumi niveli B2). Përjashtohen stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 28/04/2023.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Një informacion i përgjithshëm mbi universitetin pritës gjendet në linkun në vijim:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_Granada