FUQIA MAGJIKE E LETËRSISË PËR FËMIJË DHE TË RINJ
2 PRILL DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT PËR FËMIJË
PROGRAMI
E Martë 04 Prill 2023 ora 10:00 Salla
Prezantim dhe moderim i aktivitetit
Rudina Alimerko, pedagoge në Departamentin e Edukimit– 2 Prill Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë– Me qëllimin tonë të përbashkët: T’u japim studentëve mundësinë për të njohur libra të standardeve të larta letrare e artistike. Kështu ata orientohen me kërkesat e shoqërisë së sotme. Të ndihmojmë arsimimin e mëtejshëm të atyre që merren me letërsinë për fëmijë e të rinj.
Rëndësinë dhe misionin që mbart letërsia për fëmijë, Të përkrahë e të zhvillojë mirëkuptimin ndërkombëtar nëpërmjet letërsisë për fëmijë. Dihet që librat u transmetojnë fëmijëve e të rinjve njohuri të gjera nga vendet e tjera, nga kultura e traditat e huaja dhe kësisoj mund të japin ndihmesa në mirëkuptimin midis kombeve.
Referues | Tema |
Elisa Çobanaj | Leximi është art, praktimi i saj pasuri. |
Xhesika Shyti | Një novelë me mesazhe dhe funksione njohëse dhe edukative |
Xhensila Bonjakaj | Një tregim antologjik që shënon fillesat e prozës shqipe për të vegjlit. |
Paola Bregu | Nuk ka shok më besnik se libri. |
Besjana Hoxhaj | Një roman me vlera edukative |
Eleftheria Gramozi | Fuqia magjike në romanet e series së Harry Potter. |
Diskutime | Konkluzione |