njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafin akademik me kohë në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni

Thirrje për mobilitet mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin akademik me kohë të plotë në UV të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en ), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Lloji i mobilitetit përfshin:

– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i mobiliteteve: 5 (pesë).

– Periudha e mobilitetit: Pranverë 2023.

Kriteret për aplikantët:

  • Stafi akademik me kohë të plotë, i cili lidhet me fushat e përcaktuara në marrëveshjen ndërinstitucionale sipas kodifikimit të ISCED “0230”, “0110” dhe “0421”.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 23/03/2023.

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit pritës.
  • Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Një informacion i përgjithshëm mbi universitetin pritës gjendet në linkun:

https://en.ujk.edu.pl/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK Kielcce