Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë për vitin akademik 2022-2023 ka mirëpritur 7 studentë prej universiteteve partnere me të cilat ka një bashkëpunim në kuadër të programit Erasmus+.
Më konkretisht 2 studentë prej Universitetit Ataturk në Turqi, 1 prej Universitetit të Studimeve “G. d’Annunzio” Kieti-Peskara në Itali, 1 prej Universitetit të Torinos në Itali dhe 3 prej Universitetit të Veliko Tërnovos St.Cyril dhe St. Methodious në Bullgari.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë një lider në fushën e ndërkombëtarizimit të arsimit në Shqipëri.