conference njoftime

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN E DYTË NDËRKOMBËTARE STUDENTORE “Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme” Elbasan, 19 Maj 2023

 

UNIVERSITETI I ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI”

THIRRJE PËR PJESËMARRJE

KONFERENCËN E DYTË NDËRKOMBËTARE STUDENTORE

“Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme

 

Elbasan, 19 Maj 2023

 

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Elbasan, 19 maj 2023

Kemi kënaqësinë të ftojmë të gjithë studentët që të dërgojnë punimet e tyre për Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore me temë “Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”, e cila do të mbahet në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani, më 19 maj 2023.

Strategjia e ndërkombëtarizimit dhe gjithëpërfshirjes që Universiteti i Elbasanit ka ndjekur prej vitesh, ka mundësuar zhvillimin e një vizioni të fortë evropian që synon t’u japë studentëve një ndjenjë të qytetarisë evropiane dhe mundësinë për të përfituar nga një arsim ndërkombëtar. Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe të sigurt për një gjë: ndryshimin. Ritmi i vazhdueshëm i përparimeve në shoqëri, inovacion dhe teknologji, si dhe sfidat e ndërlidhura ekonomike, sociale, mjedisore dhe politike na detyrojnë të përshtatemi vazhdimisht. Në një botë gjithnjë në ndryshim, arsimi mbetet mjeti themelor që kërkohet për të përballuar e menaxhuar ndryshimet.

Objektivi kryesor i Universitetit të Elbasanit është të përgatisë profesionistë të aftë për t’u përballur me sfidat e zhvillimit në fushat e shkencave humane, shkencave natyrore, ekonomisë dhe arsimit, si dhe shkencat mjekësore teknike.

Organizimi i kësaj konference është një mundësi e mirë, jo vetëm për të pasuruar përvojën akademike me metoda të vlefshme kërkimi, por edhe për t’u angazhuar brenda komuniteteve të studentëve, pavarësisht prejardhjes dhe perspektivave të tyre.

Pjesëmarrësit

Të gjithë studentët e interesuar të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në Universitetin e Elbasanit dhe të mbarë universiteteve të tjera partnere kombëtare dhe ndërkombëtare janë të ftuar të marrin pjesë në Konferencën e 2-të Shkencore Studentore “Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”. Inkurajojmë të gjithë studentët që kanë përfunduar punimin e diplomës a mikrotezës, apo që janë të përfshirë në një projekt kërkimor shkencor me këmbënguljen dhe besimin për realizimin e këtij projekti brenda afateve të përcaktuara në këtë thirrje.

Qëllimi i konferencës:

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të kontribuojë në rëndësinë e përvojës akademike të studentëve dhe të rrisë nivelin e ndërkombëtarizimit midis universiteteve në mënyrë që ata të diskutojnë më tej idetë e reja akademike dhe veçanërisht kërkimore shkencore.

Objektivat e konferencës:

Konferenca synon të nxisë, motivojë dhe udhëzojë studentët në të menduarit kritikë; t’i përfshijë ata në diskutime e debate për çështje e tema aktuale e ndërdisiplinore, duke promovuar aftësi dhe shprehi të tyre në fushën e kërkimit shkencor; të rrisë e forcojë bashkëpunimin e frytshëm për të zhvilluar e kultivuar aftësi e shprehi të qëndrueshme e të përparuara në fushë të kërkimit shkencor e më gjerë.

Objektivat specifike për përmbushjen e qëllimit të kësaj konference janë si më poshtë:

  • nxitja dhe inkurajimi i kerkimit shkencor, mendimit dhe diskutimit kritik ndërmjet studentëve;
  • kontribuimi për të zgjeruar e përmirësuar aftësitë praktike të studentëve në kërkimin e tyre të pavarur shkencor;
  • krijimi i mundësisë për të shkëmbyer ide, kërkime dhe perspektiva të reja të cilat do të hapin rrugën drejt bashkëpunimit dhe ndërkombëtarizimit të mëtejshëm;
  • mundësimi i iniciativave për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve dhe universiteteve në vendin tonë, në rajon e më gjerë;

Tematikat e konferencës:

Tematika e kësaj konference mbështetet dhe fokusohet në:

  1. Shkencat Humane dhe Shoqërore;
  2. Shkencat e Natyrës;
  3. Shkencat e Edukimit;
  4. Shkencat Ekonomike;
  5. Shkencat Mjekësore Teknike;

 

Në konferencë punimi mund të paraqitet në formë:

  • Shkrimi akademik;
  • Eseje

 

Botimet e konferencës

  • Bordi shkencor do të përzgjedhë punimet më të mira mbi bazën e përkatësisë së tematikës, qartësisë së mendimit dhe argumentimit, origjinalitetit të punës kërkimore e shkencore të UE-së të quajtur Edicioni Special.
  • Abstraktet e punimeve të pranuara do të botohen në Librin e Akteve të Konferencës (proceedings) me ISBN.

Seancat që do të mbahen në konferencë:

  • Seanca plenare;
  • Sesionet tematike. 

Data të rëndësishme për konferencën:

  Dërgimi i abstraktit 20.03.2023
  Dërgimi i prezantimin power point 05.05.2023
  Data e konferencës 19.05.2023

 

INFORMACIONE PLOTËSUESE

Vendi dhe koha: Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Gjuha e konferencës: në gjuhën shqipe dhe angleze

Konfirmimi për pranimin e abstraktit do të dërgohet në rrugë elektronike në adresën personale të aplikantit.

Format e prezantimit të punimeve:

  • Prezantim verbal;
  • Prezantim me Power point.

Ju jemi mirënjohës gjithashtu nëse ju e ndani këtë Thirrje për Pjesëmarrje në Konferencë edhe me kolegët dhe bashkëpunëtorët tuaj.

Ju falënderojmë për interesimin tuaj!

Për dërgimin e materialeve, si dhe çdo pyetje lidhur me konferencën, ju lutem të mos hezitoni të kontaktoni:

adresa e e-mail: konferenca.studentore@uniel.edu.al

Ju falënderojmë për interesimin dhe angazhimin tuaj!

Suksese!

 


FORMATI I ARTIKULLIT

 

Konferenca e Dytë Ndërkombëtare Studentore

“MBëSHTETJA E DIVERSITETIT, GJITHËPËRFSHIRJES DHE MULTIKULTURALIZMIT”

TITULLI

(Times New Roman, 14, Bold, UPPERCASE (capital letters), Centered)

 Autori/ët

(Name/Surname */ Name /Surname: TimesNew Roman, 12, Bold(autori shoqërues shënohet me asterix *), Vendoset në qendër

Adress

Programi i studimit, Departamenti, Fakulteti, Universiteti(Times New Roman 12, adresa e autorit/ve shtesë vendoset në qendër)

(* Email )

 PËRMBLEDHJE

 (200-250 fjale)

Fjalët kyçe: 5-7 fjalë,lloji i shkrimit Time New Roman,  madhësia e shkrimit 12.

 ABSTRACT

(200-250 fjale)

Key words: 5-7 words, Time New Roman, 12.

HYRJE (TNR, 12, Bold)

Në këtë seksion jepen rishikime të literaturës dhe eksperiencat më të mira në vend dhe në botë për problemin e trajtuar në studim. Shumë e rëndësishme për këtë seksion është vendosja e referencave. Në fund të këtij seksioni, jepet qëllimi dhe çfarë synohet të arrihet nëpërmjet tij (TNR, 12, Normal, Justified).

MATERIALI DHE METODA (TNR, 12, Bold)

Përshkruhet vendi dhe koha për realizimin e studimit, materialet dhe metodat e përdorura, eksperimentet e ngritura (numri i varianteve dhe përsëritjeve), analizat statistikore (nëse janë përdorur), etj. Përshkrimi i metodës duhet të jetë i tillë që të mund të ripërdoret nga studiues/studentë të tjerë.   (TNR, 12, Normal, Justified).

REZULTATET DHE DISKUTIMI I TYRE

Në këtë seksion jepen dhe diskutohen gjetjet kryesore të studimit nëpërmjet materialit të shkruar, tabelave dhe figurave. I njëjti rezultat duhet të jepet ose në tabelë ose në grafik, jo në të dyja format. Tabela dhe figurat vendosen në vendin e duhur, në tekst. Titulli i tabelës vendoset lart, ndërsa titulli i  figurës poshtë saj, në qendër (Centered). P.sh:

 

Tabela 1. Titulli….

 

 

 

Figura 1. Foto gjatë punëve në laborator

 

PËRFUNDIME (DHE REKOMANDIME)

Në këtë seksion jepen shkurtimisht përfundimet kryesore të studimit dhe rekomandimet që  sugjerohen. Çdo përfundim dhe rekomandim mund të jetë një paragraf më vete.

Formati i shkrimit: (TNR, 12, Normal, Justified).

REFERENCAT

Referencat vendosen në rend alfabetik duke nisur nga mbiemri i autorit të parë. P.sh:

  1. Allison L.E. (1965) Organic Carbon. In: Methods of Soil Analysis. (Ed.): C.A. Black, American Society of Agronomy, USA, 1367-1378.
  2. Baker A.J.M. (1987) Metal tolerance. New Phytologist 106 (Suppl.), 93-111

Materiali i plotë, bashkë me referencat dhe tabelat duhet të jetë 6-8 faqe A4 (hapësira, 1.15).

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN E 2-të NDËRKOMBËTARE STUDENTORE “SFIDAT E GJENERATAVE TË REJA PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME” 19.05.2023 (1)

KONFERENCA E 2-të NDËRKOMBËTARE STUDENTORE “SFIDAT E GJENERATAVE TË REJA PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME” 19.05.2023

Konkursi studentor i punimeve artistike dhe artizanale_compressed