njoftim punesim

Personel administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Specialist Finance”

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.30 datë 13.03.2023 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

Personel administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Specialist Finance”, pranë Sektorit të Financës dhe Realizimit të Buxhetit, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Kontabilizon të ardhurat mujore sipas fakulteteve.
  2. Kryen kontabilizimin e bankës, të shpenzimeve, të situacioneve, të të ardhurave.
  3. Ndihmon Drejtorinë në mbylljen e pasqyrave financiare.
  4. Kryen punë administrative të natyrave të ndryshme, sipas problematikave që dalin.
  5. Ndihmon Drejtorin dhe Administratorin për hartimin e planit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.
  6. Kontrollon të gjithë praktikat që vijnë për likujdimin për saktësinë e dokumentacionit dhe të fondit të përdorur, duke ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
  7. Kontabilizon magazinën dhe e rakordon atë çdo 3-muaj me magazinierin.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit