Thirrje për bursa mësimdhënieje/trajnim për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Ondokuz Majis (Ondokuz Mayis University) në Turqi.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Ondokuz Majis në Turqi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënieje/ trajnim.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie/trajnim.
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i mobiliteteve: 2 (dy)
– Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2023” .
Kriteret për aplikantët:
- Stafi akademik me kohë të plotë, i cili lidhet me fushat e Shëndetit dhe Edukimit.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike -Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (anglisht, niveli B2).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 03/03/2023.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit prites për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Një informacion i përgjithshëm mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.omu.edu.tr/en
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_ OMU
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_ OMU