NOA është një institucion financiar me një histori të gjatë 24-vjeçare në tregun shqiptar, dedikuar zhvillimit financiar. Ne operojmë në tregun e mikrofinancës me një infrastrukturë dhe model operacional unik, i cili na mundëson efiçencë të lartë në procesim, për të përmbushur nevojat e familjeve shqiptare.
Në NOA do të gjeni një paketë financiare tepër kompetitive si dhe oportunitete të shumta zhvillimi në karrierë.
SPECIALIST SHËRBIM KLIENTI, BERAT
Përgjegjësitë kryesore:
- Siguron shërbim të shkëlqyer klientit duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor për të gjitha shërbimet/produktet e kompanisë;
- Siguron zbatimin e duhur të gjithë politikave dhe procedurave të lidhura me administrimin e kredisë dhe veçanërisht me disbursimin e kredisë;
- Siguron që klientët marrin informacion të plotë lidhur me kredinë e tyre dhe me kushtet respektive;
- Përgjegjës për regjistrimin e aplikimeve për kredi në sistem dhe gjenerimin e kërkesës për Kredinë për Individë që vjen nga telefonatat;
- Kryen transaksionet e arkave duke dokumentuar çdo veprim me përpikmëri Kryen procesin e rikonsilimit të balancës së arkës;
Kërkesat për pozicionin:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi; Aftësi të shkëlqyera bindëse;
- Aftësi të zhvilluara të manaxhimit të të dhënave; Aftësi të demostruara të manaxhimit me efektivitet të shumë prioriteteve njëherësh;
- Diplomë universitare e preferueshme në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme;
Nëse e gjeni veten në këtë profil, ju ftojmë të dërgoni CV në adresën humanresources@noafin.al brenda datës 24 Shkurt!