Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë Centre for Language Education and Cooperation (CLEC) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e interesuar të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:
- Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, për të gjithë të interesuarit.
- Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.
- Bursa studimi në universitetet më të mira të Kinës, për cdo student shqipëtar.
- Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.
Regjistrimet në kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2022-2023 (Semestri i dytë)
Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2022-2023 (Semestri i dytë), ju njoftojmë që me datë 20/02/2023- 20/03/2023 hapen regjistrimet (në auditor ose online).
Kurset nisin pas datës 27/03/2023. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al.
Për të kryer regjistrimin klikoni këtu: https://forms.gle/gye1t7fG9HeBqvURA
INSTITUTI KONFUCI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS