Thirrje për bursa mësimdhënieje/ trajnim për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në në Universitetin e Bergamos (University of Bergamo) në Itali.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim në Universitetin e Bergamos (University of Bergamo) në Itali në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënieje/trajnim.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en ), si dhe dietën ditore prej 160 Euro/ditë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie/ trajnim.
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
-Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” 2023
– Numri i mobiliteteve për personelin akademik : 2 (dy) për mësimdhënie.
– Numri i mobiliteteve për personelin akademik: 1( një) për trajnim.
Kriteret për aplikantët:
- Stafi akademik me kohë të plotë, i cili lidhet me fushat e përcaktuara në marrëveshjen ndërinstitucionale sipas kodifikimit të ISCED “023 Gjuhësi”.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike -Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (anglisht, niveli B2). Përjashtohen nga kjo kërkesë stafi akademik i cili ka kryer një program studimi në gjuhë angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:
- toska@univlora.edua.al / bledartoska@yahoo.co.uk
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 03/03/2023.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit prites për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Një informacion i përgjithshëm mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.unibg.it/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Personin e kontaktit, Prof. As. Bledar Toska (bledartoska@yahoo.co.uk /toska@univlora.edu.al )
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK Bergamo