njoftime Thirrje

Mundësi studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Programi Master dhe Internship (MIP) është krijuar në vitin 2016 nga Fondacioni Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF), për t’u ofruar profesionistëve të rinj dhe me potencial lidershipi, mundësi studimi në nivel Master në SHBA. AADF ka lidhur partneritet me American Councils for International Education e cila ndihmon gjatë fazës së përzgjedhjes së aplikantëve, identifikon universitetet në SHBA sipas programit të studimit përzgjedhur nga kandidatët, si edhe asiston të përzgjedhurit gjatë studimeve në SHBA duke monitoruar ecurinë e tyre akademik. Për më shumë info shikoni link-un më poshtë: https://mip-aadf.org/master/master/

Afati i aplikimit është 31 mars 2023.