Në auditoret e Fakultetit të Shëndetit në datë 01.02.2023, Departamenti i Kujdesit Shendetesor, organizoi nje leksion te hapur, me studentët e deges Infermieri e pergjithshme dhe Infermier-Mami me teme “Jatrogjenia dhe sëmundjet sugjestionuese “, me lektore Marjola Muhaj,
Studentët e infermierisë zhvillojnë praktika të shumta mësimore gjatë studimeve. Shfaqja e elementeve të gabimeve në sjellje me pacientin, duke përdorur gjeste në mënyrë të pavullnetshme, fraza të lëna përgjysmë, terma që pacienti nuk i kupton , pamjaftueshmëria e dijeve dhe përvojës profesionale, shkakton lindjen e sëmundjeve sugjestionuese.
Ky leksion i hapur tërhoqi interes kryesisht për studentet e vitit te III-të ku u trajtuan teknika për shmangien e jatrogjenisë dhe përmirësimin e performancës në ushtrimin e praktikës infermierore; teknika e duhur e ndërtimit të urave të komunikimit infermier-pacient pason me sukses në trajtimin e pacientit rast pas rasti .