njoftime Thirrje

Thirrje për dy kandidatë të interesuar për të aplikuar për një bursë(fellowship) Marie Sklodowska-Curie në kontrollin e duhanit

Universiteti i Kretës në Greqi, i vendosur në Heraklion kërkon të rekrutojë dy kandidatë nga rrjeti i gjerë ENSP për të marrë pjesë në Marie Sklodowska Curie Actions Fellowship EUREST-RISE(European Regulatory Science on Tobacco – Research and Staff Exchange) – Shkenca Rregullatore Europiane për Duhanin – Kërkim dhe Shkëmbim Stafi. Objektivi kryesor i EUREST-RISE është të suportojë trajnimin e kërkuesve në shkencën rregullatore të duhanit. Në EUREST-RISE, propozohen një seri e integruar e studimeve kërkimore të cilat do të lehtësojnë trajnimin e kërkuesve(ESR dhe ER) për të ekzaminuar sistemet e produkteve të duhanit, mekanizmat dhe qëllimin e tyre dhe ndërveprimet ndërmjet karakteristikave kyçe të dizajnit dhe vlerësimin e tyre në popullsinë përdoruese.

Dy pozicione janë të disponueshme me përshkrime të ndara, paga 2100 Euro në muaj (plus mundësinë e një kontrate shtesë), nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Dr. Constantine Vardavas. Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj tek Dr. Constantine Vardavas vardavas@tobcontrol.eu

Për më shumë detaje refererojuni materialit bashkëlidhur.

eurest-rise-ENSP-position_anglisht