njoftime Thirrje

Aplikim për bursa!

Programi Ndërkombëtar i Bursave të Ekselencës (IES) është një program bursash që u mundëson studentëve të motivuar të të gjitha fushave të studimit nga Evropa Lindore dhe Juglindore, Kaukazi dhe Azia Qendrore me nota mbi mesataren të kalojnë një semestër në Berlin. Ky program u jep studentëve mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në universitetet më të mira gjermane (HU Berlin, FU Berlin, HWR Berlin, Universiteti i Potsdamit). Gjatë qëndrimit 6 mujor, studentët do të përjetojnë edhe kulturën gjermane si dhe do të zhvillojnë takime kulturore dhe sociale. Për më shumë informacion vizitoni linkun e mëposhtëm: https://en.copernicusberlin.de/ies