njoftime

UV dhe CRDF Global ofron kurse falas për higjenën kibernetike, në kuadër të projektit Cyber Hygiene.

“Universiteti i Vlorës në bashkëpunim me CRDF Global, me mbështjetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit ofron kurse falas për higjenën kibernetike, në kuadër të projektit Cyber Hygiene.

Kursi i posaçëm është krijuar për studentët, jeta e përditshme e të cilëve është e paplotë pa kompjuterë, smartfonë dhe tablet. Ky kurs i ndihmon studentët të mësojnë rreth kërcënimeve kryesore në mjedisin dixhital, të kuptojnë llojin e informacionit personal që hakerët synojnë, dhe të mësojnë këshilla për mbrojtjen e të dhënave personale, parave, përdorimit të sigurt të pajisjeve elektronike dhe burimeve të informacionit.

Kursi përmban 10 module të zhvilluara gjithsej në 60 minuta. Në përfundim të kursit studentët pajisen më çertifikatë.

Platforma per regjistrimin ne kurs: https://cybereducation.org/mc/index.php/usr/login/login