njoftime Njoftime FSHH

Takimi i çeljes së projektit “Shqipëria në shkrimet e udhëtimit të periudhës paskomuniste (1990 – )”

  1. Në datën 18 tetor 2022, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, u mbajt takimi i çeljes së projektit “Shqipëria në shkrimet e udhëtimit të periudhës paskomuniste (1990 – )”, projekt PKKZH i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Projekti ka në vëmendje atë që njihet si letërsi e udhëtarit, e shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët nga udhëtarë apo vizitorë të ndryshëm të huaj pas viteve 1990, parë nga premisa e pamjaftueshmërisë, kryesisht metodologjike, për ta trajtuar këtë korpus letrar në një kontekst të larmishëm, aktiv e ndërkulturor që vë përballë kulturën/at e huaj/a me atë shqiptare.

Projekti koordinohet nga Prof. as. Armela Panajoti dhe do të realizohet nga një grup kërkuesish të Departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe të Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë e do të përfshijë edhe doktorantë.

Për më shumë informacion, mund të konsultoni faqen web të projektit, https://sites.google.com/univlora.edu.al/alpt.