njoftime Njoftime FE

Diplomë të Dyfishtë në Master Shkencor në “Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore”

Në kuadrin e ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, Departamenti i Biznesit, Universiteti i Vlorës, në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali, për herë të parë, ofron një Diplomë të Dyfishtë në Master Shkencor në “Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore”, e cila do t’i japë mundësi studentëve që do të ndjekin studimet në këtë program të pajisen me Diplomë Shqiptare dhe Italiane. Në zbatim të Vendimit të MAS, ky program do të fillojë në këtë vit akademik.