njoftim pune njoftim punesim

Personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të Infermierisë

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.69 datë 08.09.2022 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

2 (dy) personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2022-2023, pranë Departamentit të Infermierisë në Fakultetin e Shëndetit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
  1. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  1. Mbështetje për nevojat e Departamentit.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit

Skema e vlersimit