njoftime

Rankim i Universitetit “Ismail Qemali”, të Vlorës nga World’s Universities with Real Impact – WURI

Rankim i Universitetit “Ismail Qemali”, të Vlorës nga World’s Universities with Real Impact – WUR

Së fundi vjen një vlerësim i ri dhe prestigjioz për Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës i cili u rendit i 35-i në botë midis Universiteteve me impakt real në fushën e shkëmbimeve të studentëve dhe transparencën e procedurave (“Mobility of students and openess”). Në këtë listë, UV u rendit para disa Universiteteve ndërkombëtare prestigjoze si Washington State University (vendi 39), Seoul Institute of the Arts (vendi 45) etj. Në këtë listë janë prezente dhe Universitete si Boston University (vendi 1), Abdullah Gul University (vendi 2), University of Copenhagen (vendi 6), University of Bonn (vendi 12), University of Vienna (vendi 27) etj. https://www.wuri.world/%EB%B3%B5%EC%A0%9C-2021-top-50-student-mobility-and

UV u vlerësua bazuar në kriteret e Inovacionit, Zbatueshmërisë dhe Ndikimit/Impaktit. WURI përqëndrohet më shumë në zbatimin praktik të shkencës dhe teknologjisë si një bazë për renditjen e universiteteve botërore, sesa në prodhimin e thjeshtë të punimeve kërkimore shkencore si dhe në numërin e citimeve që përdoren në lista të tjera të rankimit global.

Ky sukses i madh jo vetëm për UV por për Institucionet e Arsimit të lartë në Shqipëri, jo vetëm e rrit prestigjin e Universitetit të Vlorës në arenën ndërkombëtare, por na jep motivim dhe na inkurajon të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë për të krijuar një ambient universitar cilësor dhe ne përputhje me objektivat strategjike institucionale, te krahasueshme dhe në nivel ndërkombëtar.

Për më shumë detaje mund të shikoni në faqen zyrtare të WURI: https://www.wuri.world/