njoftime

Përse Ju duhet të zgjidhni të studioni në Universitetin “Ismail Qemali”,Vlorë.

Në datën 2 Shtator, Ju maturantë të dashur, do të filloni të zgjidhni Universitetin në të cilin do të ndiqni Studimet Tuaja të Larta.
Zgjedhja e një Universiteti, është gjithmonë një ekuacion i vështirë, si për ju, ashtu edhe për familjarët tuaj.
Reputacioni dhe fuqia e diplomës së ofruar nga Universiteti, është porta për të dalë në jetë.

Universiteti “Ismail Qemali”, është një Institucion i Arsimit të Lartë i cili starton që prej vitit 1994.

UV është i përbërë nga:
– 4 njësi kryesore
– 16 njësi bazë
– 5 qendra kërkimore shkencore.

Në UV mund të zgjidhni të studioni në fusha të ndryshme si:
Ekonomik, Juridik, Infermieri, Shkenca Kjompjuterike, Informatikë, Gjuhë të Huaja, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Media, Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore, Mësuesi, Matematikë, Inxhinjeri etj.

Në total, UV ofron:
– 2 Diploma Profesionale,
– 30 Programe Studimi  Bachelor,
– 37 Programe Studimi Master(Shkencor dhe Professional)
– 2 Programe Doktorature.

Më poshtë, dëshiroj tju prezantoj disa nga arsyet kryesore, përse ju duhet të ndiqni studimet tuaja pranë UV:

1. Universiteti i Vlorës është i akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë në Shqipëri, për një periudhë 5-vjeçare deri në vitin 2025.
Gjithashtu, të gjithë programet të ciklit të parë / Bachelor, janë të akredituara. Kjo Ju jep mundësinë të ndiqni studimet në një Institucion ku diploma juaj ka vlerë dhe njihet ndërkombëtarisht.

2. Përmes marrëveshjeve të shumta që UV ka nënshkruar me Universitete partnere në të gjithë Europën, Ju, do të keni mundësi të zhvilloni pjesë të studimeve tuaja, në një prej këtyre Institucioneve, me të gjitha shpenzimet të mbuluara.

3. UV ka disa vlerësime ndërkombëtare. Universiteti i Vlorës është renditur i 35-i në botë prej WURI (World’s Universities With Real Impact) në fushën “Mobility of students and openess”.
UV është vlerësuar si “Praktikë e mirë” për implementimin e ICM, prej Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri.

4. UV ka një Staf Akademik e Administrativ të kualifikuar me përvoja ndërkombëtare.
Gjatë studimeve tuaja ose në përfundim të tyre, keni mundësi punësimi/zvillimi praktike, në biznese dhe institucione publike/private të mirënjohura në qytetin e Vlorës.

5. UV, ofron tarifa të ulëta studimi, në krahasim me Universitetet e tjera publike, si dhe paralelisht ndjek politika gjithpërfshirëse në ofrimin e bursave dhe reduktimin e tarifave.

6. Zhvillimi i studimeve në Vlorë, Ju jep mundësinë jo vetëm për studime universitare cilësore por edhe për një jetë studentore aktive.
UV Ju ofron një jetë sociale aktive e dinamike përmes aktiviteteve kulturore e sportive, aktiviteteve promocionale, këshillimit të karrierës etj.

Sigurisht, UV ofron shumë më shumë se alternativat e renditura më sipër dhe nëse keni pyetje apo çdo paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni përmes e-mail-it zyrtar: (info@univlora.edu.al) ose të vizitoni ambientet e Universitetit.

Të dashur maturantë, Ju keni filluar shkollën e mesme si fëmijë, por po largoheni si të rritur.
Ju keni përfunduar një arsim bazë që do t’ju shërbejë si platformë që do ta përdorni për rritjen tuaj profesionale në të ardhmen.

Pavarësisht rrugëtimit dhe zgjedhjeve tuaja, në emrin tim personal, si dhe të pedagogëve dhe studentëve të UV, dëshiroj t’Ju uroj shumë suksese!

Prof. Dr. Roland Zisi
REKTOR