njoftime Thirrje

Bursa Erasmus +për mësimdhënie në Universitetin e Palermos, Itali.

Thirrje për mobilitete mësimdhënie në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin e Palermos, Itali.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënieje në Universitetin e Palermos.

Numri i bursave për mësimdhënie: – 1 (një)

Kosto e udhëtimit: 275 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Dieta ditore: 160 Euro/ditë

Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore pune, si dhe përfshin 2 ditë udhëtimi, i cili duhet të zhvillohet përgjatë vitit akademik 2022-2023.

Kriteret për aplikim:

  • Personel (akademik) i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë.
  • Të jetë i fushës: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
  • Njohja e gjuhës së huaj (minimumi niveli B2).

Kriteret e përzgjedhjes së stafit:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit të Palermos.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • CV vetjake në gjuhën angleze ose italiane (max. 4 faqe).
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze ose italian (minimumi i kërkuar niveli B2).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit:

Afati i dorëzimit të dokumentave është deri më 15/09/2022.

Në vëmendjen tuaj: Komisioni ad-hoc do të marë në vlerësim vetëm  aplikimet të cilat kanë respektuar modalitetet e sipërcituara.

Më shumë informacion rreth:

  • Thirrjes së shpallur nga rrjeti UNIMED e gjeni në linkun:

https://www.uni-med.net/wp-content/uploads/2022/08/COMMO-VI_CALL-FOR-APPLICATIONS3.pdf

  • Universiteti të Palermos mund ta gjeni në faqen e internetit:

https://www.unipa.it/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

Formular aplikimi staf akademik COMMO