njoftime

Staf hyrës në UV prej Erasmus+

Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, pati kënaqësinë të mirëpresi gjatë muajit qershor 2022 personel akademik dhe administrativ nga universitetet europiane me të cilat ka një marrëveshje bashkëpunimi.

Fokusi i shkëmbimeve ka qenë mbi ndarjen e praktikave të mira mes universiteteve, të cilat përmirësojnë procesin e ndërkombëtarizimit në të gjitha nivelet e institucionit dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit.

 

Konkretisht, stafi hyrës prej universiteteve partnere gjatë muajit qershor ka qenë si vijon:

  1. Universiteti Kalish, Poloni:
  • Jerzy Manastersky
  • Tatiana Manasterska
  1. Universiteti Masarik, Republika Çeke:
  • Martin Vasek
  1. Universiteti Pavol Jozef Safarik në Kosiçe, Sllovaki:
  • Renata Timkova
  1. Universiteti Vroklav, Poloni.
  • Ewa Maria Kębłowska-Ławniczak
  1. Universiteti Perëndimor i Timisoarës, Rumani:
  • Marius Stef