Edicioni i 4-të i Shkollës Verore të Universitetit Perëndimor të Timishoarës, Rumani

njoftime Thirrje

Universiteti Perëndimor i Timishoarës në Rumani (West University of Timisoara) organizon edicionin e 4-të të Shkollës Verore në periudhën 1 Gusht – 12 Gusht 2022.

Aktiviteti multi dhe ndër disiplinor synon tu ofrojë studentëve të programit Bachelor dhe Master mundësinë e pjesëmarrjes në një program studim/trajnim dy javor.

Studentët mund të zgjedhin një varietet kursesh që pasqyrojnë karakterin gjithëpërfshirës të universitetit.

Aktiviteti ka një tarifë prej 50 Eur për pjesëmarrjen në të dhe aplikimet mirëpriten deri më 1 Korrik 2021.

Më shumë informacion mbi këtë aktivitet e gjeni në broshurën bashkëlidhur këtij njoftimi, gjithashtu, për tu regjistruar referohuni në lidhjen në vijim:

https://docs.google.com/forms/d/1IDLD5NCBo6YAJYJNA_EotBZT5sHdnKAZIKwJDWMmStw/viewform?edit_requested=true

Flyer West University of Timișoara – Summer School 2022