njoftime Thirrje

Ftesë për pjesëmarrje në edicionin e 5-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare BIM në Iasi, Rumani

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Shërbimeve të Ndërtimit pranë Universitetit Teknik “Gheorghe Asachi” të IASI në Rumani në bashkëpunim me Fakultetin e Artitekturës “G.M.Cantakuzino” Iași në partneritet me Fondacionin Universitar “Gheorghe Asachi” Iasi organizojnë më 11-22 Korrik 2022 edicionin e 5-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare BIM (Building Information Modelling – Modelimi i Informacionit të Ndërtimit) me temë “SI TË NDËRTONI TË ARDHMEN”.

Ftohen të marrin pjesë studentë të degës së inxhinierisë të cilët janë të angazhuar në projekte ndërtimi si dhe dëshirojnë të mësojë më shumë rreth kësaj teme.

Bashkangjitur gjeni posterin si dhe një material përshkrues të eventit.

Për më shumë informacion klikoni websitin: http://www.iss.ci.tuiasi.ro

 

BIMiss-2022-invitation-description