Fakulteti i studimeve detare në universitetin e Malit të Zi organizon një shkollë verore (program i mësimit gjatë gjithë jetës) me temë “Zhvillimi i qëndrueshëm i industrisë së mjeteve lundruese”.
Kjo shkollë verore do të mbahet në kuadër të projektit Erasmus+ CBHE “Nxitja e ndërkombëtarizimit në IAL-të e Malit të Zi përmes planifikimit strategjik efikas (IESP)”, me numër projekti 609675-EPP-1-2019-1-ME-EPPKA2-CBHE-SP.
Shkolla e akredituar 6-ditore është e hapur për studentët dhe profesionistët gjatë periudhës 18 – 23 Korrik 2022 dhe ofron 2 ECTS.
Më shumë informacion gjendet në broshurën shoqëruese të këtij njoftimi.