Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nderoi me titullin “DOCTOR HONORIS CAUSA” Prof. Ioan Vasile Abrudan

njoftime

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nderoi me titullin “DOCTOR HONORIS CAUSA” Prof. Ioan Vasile Abrudan, Rektor i Universitetit të Transilvanisë, Brashovë, Rumani, përmes një ceremonie me vlera të veçanta akademike dhe kulturore, ku morën pjesë profesorë, studentë, anëtarët e Senatit Akademik, autoritete të pushtetit në Vlorë dhe intelektualë të shumtë.

Titulli “Honoris Causa” Prof. Ioan Vasile Abrudant, iu akordua me motivacionin “Për kontribut të shquar në funksion të ndërkombëtarëzimit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, veçanërisht të vendosjes së urave të bashkëpunimit konkret në fushën e projekteve dhe shkëmbimeve institucionale të përvojave, profesorëve dhe studentëve, me universitetet rumune dhe europiane, për vlerat e çmuara intelektuale, individuale dhe institucioale të vëna në shërbim të mbështetjes së vazhdueshme për kualifikimin shkencor të personelit akademik të UV si dhe për virtytet e larta qytetare dhe humane të cilat karakterizojnë personalitetin e tij”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori I UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi theksoi se Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali,”, Vlorë, pasi shqyrtoi propozimin e departamentit të Infermierisë të Fakultetit të Shëndetit, në mënyrë unanime, i akordoi Prof. Ioan Vasile Abrudan, titullin dhe diplomën e nderit doctor honoris causa. Ky është vlerësimi më i lartë që institucioni ynë u akordon autoriteteve të shquara që japin kontribute në zhvillimin dhe progresin e tij, pohoi Rektori Zisi.

Shpresojmë që kjo veprimtari të mbetet në kujtesën e Prof. Ioan Vasile Abrudan, si akt mirënjohjeje nga ana jonë për kontributin madhor që Ju keni dhënë në funksion të ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, veçanërisht të vendosjes së urave të bashkëpunimit konkret në fushën e projekteve dhe shkëmbimeve të eksperiencave, profesorëve dhe studentëve, jo vetëm me universitetin Tuaj, por edhe me 13 IAL rumune me të cilët bashkëpunojmë, për vlerat e çmuara intelektuale individuale dhe institucionale të vëna në shërbim të mbështetjes për kualifikimin shkencor të personelit akademik të UV si dhe për virtytet e larta qytetare dhe humane të cilat karakterizojnë personalitetin e Prof. Ioan Vasile Abrudan, theksoi në fjalën e tij Rektori I UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi.

Rektori Zisi nënvizoi faktin se tek Universiteti i Transilvanisë, Brashovë, Rumani të cilin e drejton Prof. Ioan Vasile Abrudan, universiteti “Ismail qemali”, Vlorë ka identifikuar gjithmonë vlerat e një marrëdhëniejeje akademike të besueshme, efektive dhe miqësore, për ndërtimin e partneriteteve afatgjatë, me fokus modernizimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, kualifikimin profesional e shkencor të personelit tonë akademik dhe edukimin e studentëve tanë me vlerat universale qytetare dhe humane.

Prof. Ioan Vasile Abrudan në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se është kënaqësi e veçantë dhe privilegj nderimi me titullin “DOCTOR HONORIS CAUSA” nga një universitet prestigjoz siç është universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Duke shprehur konsideratat më të larta për UV-në, ai garanoi se bashkëpunimi dhe binjakëzimi i nisur më herët me Universitetin e Transilvanisë, Brashovë, Rumani, në fushën e projekteve dhe shkëmbimeve të eksperiencave, profesorëve dhe studentëve,do të zgjerohet edhe më shumë pasi për të dy institucionet e arsimit të lartë bashkëpunime të tilla janë mjaft të frytshme.