njoftime Thirrje

Hapet thirrja e pestë për aplikim për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt.

Në emër të OeAD, Agjencisë për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin, Ambasada Austriake në Tiranë dëshiron t‘Ju informojë për thirrjen e pestë për aplikim për Bursat e Teknologjisë në Universitetin e Klagenfurt.

Aplikimet për këtë program inovativ të bursave mund të dorëzohen deri më 13 mars 2022.

Për këtë bursë njëvjeçare mund të aplikojnë persona të të gjitha kombësive që kanë përfunduar një diplomë bachelor në Shqipëri që lidhet me programet master të TIK në gjuhën angleze të përmendura në thirrjen për aplikim. Fillimi i bursës është planifikuar për semestrin dimëror 2022.

E veçanta e programit është se bursistët në vitin e dytë, do të jenë në gjendje të vazhdojnë përmes një praktike me pagesë në një kompani në Kärnten. Dhoma e Tregtisë (WKO Carinthia) dhe Federata e Industrisë (IV Carinthia) ofrojnë mbështetje në ndarjen e vendeve.

Në faqen e OeAD do të gjeni një Newstext  në gjermanisht (deutsch) dhe anglisht (englisch) me të gjitha informacionet e nevojshme. Inormacione dhe broshurën në anglisht i gjeni ketu.

Thirrja për aplikim dhe formulari online gjenden në anglisht në këtë link: https://grants.at/en/?=MjU1NjhfMjY5OTZfMg==)

OeAD ka qenë një partner bashkëpunimi që nga viti 2019 në bazë të një marrëveshjeje dhe mbështet Universitetin e Klagenfurt në të gjithë procesin e përzgjedhjes, trajtimin dhe mbështetjen në terren.

Të martën, më 1 mars 2022, do të ketë informacion më të detajuar në lidhje me programin dhe procesin e përzgjedhjes si pjesë e një eventi informativ online (https://classroom.aau.at/b/tos-2ze-84h-ghk).